Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë me disa deputetë të Bundestagut të hënën në Kosovë

0
173

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, bashkë me disa deputetë të Bundestagut dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, do ta vizitojnë të hënën Ministrinë e Mbrojtjes.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30. Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.

“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30. Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral. (mediat marrin vetëm pamje filmike).

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre.

Sqarim: Transporti i gazetarëve nga Ministria e Mbrojtjes deri në QNKTSH në Pomozatin dhe anasjelltas është i organizuar nga MM.

(Për shkaqe sigurie, dronët nuk lejohen të marrin pamje filmike në QNKTSH në Pomozatin).

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here