Ministri i Mbrojtjes i Turqisë pritet me nderime të larta në Kosovë

0
137

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me nderime të larta ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler.

Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediat mund të marrin pamje.

Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë.

Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here