Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka reaguar pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran, duke lavdëruar vendimin e presidentit Donald Trump dhe rolin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në platformën X, Sa’ar deklaroi se “falë këtij vendimi të guximshëm, Trumpi e ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në librat e historisë”, transmeton BBC.
Ai gjithashtu theksoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka udhëhequr “lëvizjen historike” që, sipas tij, do të ketë ndikim të madh në sigurinë rajonale dhe globale.