Ministri gjerman qëndron sot për vizitë në Kosovë

0
142

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, sot do të vizitojë Kosovën.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin gjerman Ozdemir.

Qëllimi i kësaj vizite është fokusi në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

”Ministri Federal Cem Ozdemir niset për një vizitë që zgjat disa ditë në Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Republika e Moldavisë. Fokusi është në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e politikave bujqësore, të cilin do ta intensifikojmë me këto vende”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministri federal gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir, ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia. Ai tha se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.

“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai.

Shkrimin e ministrit gjerman e ka shpërndarë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, i cili e ka falënderuar ministrin për reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here