Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë përfundimisht ka një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka publikuar pamje se si do të duket ky projekt.
“Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka shkruar ministri.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fliburn.aliu%2Fvideos%2F3775345616034077%2F&show_text=false&width=560&t=0
Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.
Varianti i paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama e që është mbështetur nga ministri Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë. /Telegrafi/