Ministrat pa WhatsApp: Ky vend ndalon përdorimin e disa aplikacioneve për Qeverinë

0
193

Ministrat dhe anëtarë të tjerë të kabineteve të tyre në Francë ndalohen të përdorin disa aplikacione si WhatsApp, Telegram dhe Signal për të shkëmbyer informacione që kanë lidhje me punën e tyre.

Propozimi është bërë nga kryeministrja franceze Élisabeth Borne, e cila thotë se siguria e këtyre aplikacioneve është e dobët, sipas një memoje të siguruar nga POLITICO.

“Këto mjete nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit që ndajnë anëtarët e kabinetit qeveritar, apo stafet e tyre”, thuhet në një dokument të datës 22 nëntor.

Borne caktoi datën 8 dhjetor si afatin e fundit për anëtarët e qeverisë që të zhvendosin bisedat e tyre nëpërmjet aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI.

Po ashtu qeveria franceze tha se kabineti do lejohet të përdorë Tchap, aplikacionin e sigurt të mesazheve dhe bashkëpunimit i zhvilluar nga qeveria, i lançuar në vitin 2019.

Mësohet se në fushatën për rritjen e sigurisë kibernetike, qeveria franceze ka urdhëruar të gjithë nëpunësit civilë që të heqin të gjitha llojet e platformave të mediave sociale, lojërave dhe aplikacioneve të transmetimit të videove, përfshirë TikTok, CandyCrush dhe Netflix nga pajisjet e tyre të punës, raporton TCH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here