Mimoza Memaj garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK

0
91

Mimoza Memaj është kandidate për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan 04 Online.

Ajo vjen nga një familje me traditë në LDK dhe është e martuar në familje dëshmori të UÇK-së, duke theksuar krenarinë për kontributin kombëtar të të dy familjeve.

Memaj thotë se synon të jetë zëri i qytetarëve në kuvend dhe u bën thirrje që në zgjedhjet e 12 tetorit të mbështesin kandidatin për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanajn, si dhe kandidaturën e saj.

Postimi i plotë i Mimoza Memajt

Të nderuar qytetarë!
Unë jam Mimoza Memaj, kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së.
Vij nga një familje me traditë për LDK dhe jam e martuar në familje heroi, të rënë në altarin e lirisë si luftëtar i paepur i UÇK-së.
Me të dy familjet ndihem tejet krenare për kontributin kombëtar e patriotik.
Unë garoj në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit në Prizren, me vullnetin e besimin për të vazhduar me kontributin ndaj qytetit tonë, ndaj qytetarëve të tij.
Do të jem mirënjohëse për çdo votë tuajën dhe do të jem zëri juaj për ngritjen e çështjeve e problemeve tuaja, për zgjidhjen e të cilave është përgjegjëse komuna.
Andaj, ju ftoj që të na mbështetni së pari kandidatin tonë për kryetar komune z. Driton Selmanaj, gjithashtu edhe mua si kandidate për Kuvendin Komunal.
#voto Driton Selmanaj për kryetar,
#voto Mimoza Memaj nr 16 në listën e LDK-së

Me respekt!

https://www.facebook.com/photo?fbid=3341988685965350&set=a.120772921420292

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here