Asambleistja e LVV-së në Prizren, Mimoza Bushrani, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për kryetare të Gruas.
Bushrani ka bërë me dije se tërheqja nga kandidimi është bërë për shkaqe personale.
“Të dashur anëtarë e të dashura anëtare të Lëvizjes në Prizren
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, ditë më parë ju pata njoftuar se e kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidate për Kryetare të Gruas së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Prizren. Edhe pse KZP-ja më ka kualifikuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, ju njoftoj se për shkaqe personale tërhiqem nga kandidatura.
Ju falënderohem të gjithëve që e mbështetët kandidimin tim! Kundërkandidateve ju dëshiroj sukses me bindje se mbështetja dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave në vendimmarrje brenda organeve drejtuese do të mund të fuqizohet edhe më shumë.
Me respekt, Mimoza Bushrani”, ka njoftuar Bushrani./04 Online