Bushrani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘facebook’, me ç’rast ka ftuar gratë e LVV-së në Prizren që të aktivizohen dhe angazhohen në procesin e brendshëm. përcjellë 04 Online.
Postimi i plotë:
ë dashur bashkaktivistë dhe bashkaktiviste.
Të dashur anëtarë, e të dashura anëtare të Lëvizjes në Prizren.
Sot,kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidate për Kryetare të Gruas së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Prizren, ashtu siç e parasheh statuti dhe rregulloret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në Lëvizje, gratë dhe vajzat janë kusht për ndryshime shoqërore. Ato nuk janë instrument për për përmbushjen e kuotava gjinore, as nuk janë spektatore, por janë përcaktuese të politikave të Lëvizjes. Mbështetja e grave dhe vajzave, pjesëmarrja në vendimmarrje brenda organeve drejtuese, janë dëshmi se barazia gjinore është e mundur.
Ftoj gjithë anëtarësinë e Lëvizjes të aktivizohet dhe angazhohet në procesin e brendshëm zgjedhor, e në veçanti gratë dhe vajzat, përmes parimit një anëtar, një votë, sepse tani ju e keni radhën e fjalës, ju do të vendosni për fatin e Lëvizjes në Prizren, dhe jo vetëm.
Na priftë e mbara!
Me respekt, Mimoza Bushrani