Milot Rashica ka hyrë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Futbollisti kosovar pati paraqitje mjaft të mirë duke shënuar gol në fitoren 2:1 të Besiktasit ndaj Eyupspor në fundjavë, shkruan Gazeta Express.
Nga Sofascore, Milot Rashica u vlerësua me notën 8.4, më të lartën nga futbollistët që bëjnë pjesë në këtë 11-she dhe të njëjtë me portierin e Galatasarayt, Fernando Muslera.
Është kjo hera e dytë që ylli kosovar zë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit turk.