Mesfushori kosovar, Milot Avdyli ka bërë lëvizjën e tij të rradhës.
22-vjeçari, është transferuar te skuadra sllovene Celje nga Vorskla Poltava.
Avdyli, nënshkroi kontratë me Celjen, që e cila vlen deri në qershor të vitit 2028.
Avdyli, sezonin që lamë pas bëri fillimisht 21 paraqitje me Aaraun në ligën e dytë zvicerane dhe më pas kishte ndërruar klub, ku ishte transferuar në Ukrainë te skuadra e Vorskla Poltavës.
Në Ukrainë arriti të bënte 10 paraqitje duke mos shënuar asnjëherë./IndeksOnline/