Milani i rikthehet pistës “Asensio”, Roma gati ta shesë Zaniolon

0
258

Marco Asensio me shumë mundësi do të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit, edhe pse këtë edicion në 15 aktivizime ka realizuar 8 gola.

Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti për të ardhmen dhe për këtë me shumë mundësi gjatë verës do të transferohet diku tjetër. Ofertat për sulmuesin nuk mungojnë, me Milanin që është rikthyer fuqishëm në ndjekje të tij.

Kuqezinjtë e kërkuan futbollistin edhe gjatë verës së kaluar, madje arritën një marrëveshje paraprake, por pa mundur në fund ta konkretizonin, pasi Asensio zgjodhi të qëndronte në Madrid. 26-vjeçari nuk e fsheh simpatinë për kuqezinjtë, pasi deklaroi se transferimi në Milanello do të ishte një nder i madh për të, por ai la të hapur çdo mundësi për të ardhmen pasi shtoi se ka oferta edhe nga Anglia. Kontrata e Asensios me Realin përfundon në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet 25 milionë euro./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here