Skuadra e AC Milan është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Olivier Giroudit dhe Romelu Lukakus duket si një opsion.
Edhe pse trajneri i ri ende nuk është zyrtarizuar, te “kuqezinjtë” kanë filluar punën e transferimeve për afatin e verës, shkruan Indeksonline
Sipas gazetarit italian, Di Marzio – Milani është futur në bisedime me Chelsean për huazimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.
Për Lukakun në garë është edhe Napoli – me trajnerin Antonio Conte, kurse Roma është opsioni tjetër për sulmuesin belg.
Lukaku është në pronësi të Chelseat deri në vitin 2026, por as trajneri Enzo Maresca nuk e ka në plan mbajtjen e 31-vjeçarit.
Kujtojmë që Lukaku sezonin e kaluar ishte pjesë e Romës ku në Serie A zhvilloi 32 ndeshje, shënoi 13 gola dhe bëri tri asiste.