Milani dhe Interi shprehin interesim për talentin shqiptar

0
366

Kristjan Asllani është duke zhvilluar sezonin e parë në elitën e futbollit Italian, Serie A, mirëpo kjo nuk e ka bërë të ndrojtur djaloshin shqiptar i cili po shkëlqen me Empolin në drejtimin e trajnerit Aurelio Andreazzoli.

20-vjeçari ka koleksionuar 14 paraqitje me fanellën e Empolit duke dalluar me cilësitë e tij në mesfushë, aq sa tashmë ka fituar interesin e klubeve të traditës në Itali. Sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, Milan me drejtorin Paolo Maldini është një nga skuadrat më të interesuara për Asllanin, teksa kuqezinjtë po përgatisin një plan për ta bërë të tyrin sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, klubi i Empolit e vlerëson kartonin e mesfushorit rreth shumës së 10 milionë eurove, ndërsa kuqezinjtë për të shmangur një disfatë në merkato kërkojnë t’i paraprijnë Interit që gjithashtu e vlerëson talentin shqiptar.

Ideja e Milanit është që ta përvetësojnë kartonin e Asllanit në merkaton verore dhe më pas ta lejojnë të qëndrojë me Empolin edhe për një tjetër vit, në formë që kur Asllani të mbërrijë në San Siro të ketë eksperiencën e duhur.

Kujtojmë se Asllani nuk është lojtari i vetëm nga Shqipëria për të cilin Milan ka interes, pasi në radhët e Empolit është edhe fantazisti Nedim Bajrami që gjithashtu konsiderohet si një futbollist i shkëlqyer dhe me perspektivë të madhe./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here