Milani afër goditjes së madhe: Kyle Walker drejt “San Siro”

0
32

Kuqezinjtë janë duke përshpejtuar tentativat për të siguruar shërbimet e Kyle Walker, një lojtar që mishëron eksperiencën, fleksibilitetin dhe mentalitetin fitues. Anglezi 34-vjeçar, që ka shkëlqyer me Manchester City-n, është shndërruar në një objektiv prioritar për klubin milanez, shkruan 04 Online.

Për drejtuesit e Milanit, Walker është më shumë se një mbrojtës: ai është një lider, një lojtar që di të bëjë diferencën dhe që mund të luajë në disa pozicione në fushë. Për trajnerin Sérgio Conceição, ai është një pjesë që i mungon mozaikut taktik për të kompletuar skuadrën.

Sipas burimeve të calciomercato.com, Milani dhe Walker kanë arritur një marrëveshje për një kontratë 2.5-vjeçare, ku anglezi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse që lidhen me paraqitjet dhe sukseset e ekipit. Ky hap i madh duket të jetë edhe dëshira e vetë Walker-it, i cili ka shprehur interes të madh për të vazhduar karrierën e tij në Serie A dhe tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e City-t për të ndërprerë bashkëpunimin aktual.

Ndërkohë, Milani ka pasur në radar edhe Markus Rashford, por kërkesat e larta financiare të sulmuesit e bëjnë të pamundur transferimin e tij në këtë fazë. Për këtë arsye, klubi është fokusuar tërësisht te Walker, duke parë që në Serie A lejohet regjistrimi i vetëm një lojtari britanik në një sezon.

Për Milanin, afrimi i Walker është një sinjal i qartë i ambicieve të tyre për të rikthyer dominimin në Itali dhe për të qenë konkurrues në Europë. Tashmë, tifozët presin vetëm një zyrtarizim për të parë një tjetër yll në “San Siro”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here