Mesfushori 17-vjeçar që është në pronësi të Bayern Munich, Adin Licina po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e gjigantëve europian.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Milan është duke monitoruar nga afër mesfushorin e bavarezëve.
“Kuqezinjtë” po punojnë që të bëjnë të mundur këtë transferim, duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon në verën e 2026-ës, “Djalli” do tentojë ta bindë Bayernin për këtë levizje.