Milan kryen punën për 5 minuta, triumfon me tre gola në San Siro ndaj Lecces

0
101

Milan ka triumfuar pastër me rezultat 3-0 ndaj Lecces, në duelin hapës të xhiros së 6-të të edicionit 2024-25 në Serie A.

“Kuqezinjtë” përfunduan çështjen e fitores për pesë minuta, nga të cilët erdhën të tre golat në këtë hapësirë kohore, shkruan Sinjali Sporti.

Alvaro Morata ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 38-të, për t’u dyfishuar epërsia vetëm tre minuta më pas nga Theo Hernandez.

Ndërkohë, dy minuta më vonë pas golit të dytë, erdhi edhe i treti, i realizuar nga Christian Pulisic në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, rrjetat mbetën të paprekura, kurse rosonerët regjistrojnë një fitore mjaft të rëndësishme.

Me këtë fitore, Milani ngritet aktualisht në pozitën e dytë me 11 pikë të mbledhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here