Migrena shfaqet herët në mëngjes, ndërsa dhimbja në lukth gjatë mbrëmjes

0
70

A keni menduar ndonjëherë se pse herët në mëngjes keni dhimbje të forta të kokës, të cilat zhduken më pas? Ekspertët mendojnë se rreziku për shfaqjen e dhimbjeve në mes tjerash dallohet edhe për nga periudha kohore gjatë ditës.

Kjo ndodh sepse çdo ditë trupi ynë kalon nëpër ciklin ku përfshihen procese biologjike dhe ndryshime hormonale. Çdo orë me vete bart mundësinë se do të sëmuremi nga diçka, por me një terapi të duhur shumë shpejt do të ndiheni më mirë.

Ora 6:00

Gjatë kësaj kohe shtohet rreziku për sulm në zemër dhe në tru, ngase trupi ka nevojë për aktivitete dhe lëvizje dhe natyrisht për oksigjen.

– Gjatë orëve të mëngjesit shtypja e gjakut rritet që sjell rrezikun për infarkt. Për momentin shumë ekspertë dhe shkencëtarë të ndryshëm botërorë janë duke hulumtuar se në cilën orë do të ishte më me dobi që të merren ilaçet për uljen e tensionit.

Ora 9:00

Nëse vuani shpesh nga migrena, sulmi i parë me siguri se do të pasojë midis orës 8:00 dhe 10:00. Shkencëtarët këtë sulm e ndërlidhin me rritjen e shtypjes së gjakut në orët e mëngjesit dhe me këtë rast enët e gjakut në kokë zgjerohen, që mund të nxisë dhimbje koke.

Zgjerimi i shpejtë i enëve të gjakut mund të jetë i rrezikshëm, sidomos te personat e moshuar, përderisa mjekët theksojnë se migrenën mundet ta shkaktojnë edhe situatat stresuese dhe ndryshimi i motit.

Ora 15:00

Nervozizmi dhe shqetësimi në rastet më të shpeshta shfaqen rreth orës 15:00, e një rrezik i tillë zgjat deri në orën 19:00. Siç thonë shkencëtarët, deri te një periudhë kohore si kjo njeriu përjeton disa situate stresuese, të cilat mund të kenë ndikim negativ.

– Edhe pse shkaku i punës dhe obligimeve ndihemi të lodhur dhe kemi nevojë për pushim, nuk duhet që vetes t’ia lejojmë një pushim të tillë, ngase vetëm sa do të frustrohemi.

Ora 21:00

Simptomat e të thatit në lukth janë më të fortat gjatë mbrëmjes, pasi që bie dukshëm tretja e ushqimit. Disa hulumtime kanë theksuar se tabletat kundër dhimbjeve që kanë të bëjnë me tretjen e ushqimit më efikase janë nëse merren në mbrëmje.

Nëse darkojmë vonë, sekretimi i thartirës shtohet që shkakton dhimbje. Shujtat e vonshme dhe të forta ngarkojnë stomakun, e te personat e moshuar shkaktojnë edhe ngadalësimin e ritmit të zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here