Shkencëtarët kanë deklaruar se mielli i bardhë nuk është i shëndetshëm. Argumenti i tyre është që në këtë miell mungojnë dy pjesët më të rëndësishme të kokrrës së grurit – shtresa e jashtme ose mbështjellësi dhe embrioni.
Hulumtimet, të cila i kanë kryer National Institutes of Health kanë treguar që për shembull marrja e beta karotenit (me të cilën përndryshe është i pasur gruri) si shtesë e ushqimit mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i kancerit, ndërsa nga ana tjetër, konsumimi i vitaminës së njëjtë në formë të drithërave të papërpunuara është shumë më i shëndetshëm.
Sigurisht, ekziston edhe një mangësi në këtë teori – rreziku i çekuilibrit i cili ka të bëjë me marrjen e të gjithë ushqyesve të nevojshëm nga drithërat e papërpunuara.
Për shembull, shumica e ekspertëve pajtohen që beta karoten absorbohet mirë vetëm nëse merret me perimet tjera të cilat përmbajnë në vete karotenoid.
Shumë njerëz të cilat ushqehen me ushqim të rafinuar në organizëm fusin shumë pak materie dhe përbërës ushqyes dhe për këtë arsye shpesh kanë probleme me tretje, më saktë me kapsllëk dhe bëhen subjekt i shumë sëmundjeve kronike.