Microsofti po shqyrton blerjen e TikTokut

0
50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Microsoft është duke diskutuar mundësinë për të blerë rrjetin social TikTok, e ai u shpreh se do të donte të shihte “një luftë ofertash”.

BBC-ja ka raportuar të martën se Trump përmendi që ka interesim të madh nga disa kompani për blerjen e rrjetit kinez, derisa tha “po”, kur u pyet nëse ka interesim nga Microsoft.

Si Trump ashtu edhe paraardhësi i tij, Joe Biden, kanë bërë përpjekje prej vitesh të detyrojnë kompaninë mëmë kineze të TikTokut, ByteDance, t’i shesë operacionet e saj në SHBA “për arsye të sigurisë kombëtare”.

Deklarimi i Trumpit vjen pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv javën e kaluar, duke e shtyrë bllokimin e TikTokut në Shtetet e Bashkuara. Ndonëse i dha 75 ditë kohë, Trump ka rritur presionin ndaj këtij rrjeti me qëllim që të shesë aplikacionin.

Në gushtin e 2020-s, ByteDance ishte pranë shitjes te Microsofti, por gjithçka ndërroi në fund.

Microsofti s’i ka komentuar deklarimet për mundësinë e blerjes së TikTokut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here