Kompania Microsoft i ka njoftuar tashmë përdoruesit që s’do të vazhdojë ta përkrahë sistem operativ Microsoft 10. Në njoftimet e bëra, kompania amerikane ka thënë se mospërditësimi i këtij sistemi do të nisë nga tetori i këtij viti.
Kjo bën që 10-tshi pas datës 14 tetor të mos jetë i sigurt për përdorim, të mos ketë përditësime mbi sigurinë dhe të mos i funksionojnë të gjitha mjetet që kanë funksionuar deri më tani.
Cila është zgjidhja? Kaloni në Microsoft 11.
Ky sistem operativ është lansuar në tetorin e 2021-s, me shumë përditësime të rëndësishme. Në sistemin 11 do të merrni përditësime me rregull, të dhënat tuaja do të jenë më të sigurta dhe defektet do të rregullohen më shpejtë.
Megjithatë, për dashamirët e sistemit Microsoft 10, mund të vazhdojnë me të, por duhet të sigurohen që të kenë antivirus të fuqishëm.