Michael Carrick është shumë pranë emërimit si trajner i ri i përkohshëm i Manchester Unitedit

0
54

Sipas burimeve pranë klubit, marrëveshja mes “Djajve të Kuq” dhe ish-mesfushorit anglez tashmë është arritur, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet në orët apo ditët në vijim. Carrick do të nënshkruajë kontratë deri në fund të këtij sezoni, duke marrë përgjegjësinë për të drejtuar ekipin pas largimit të Ruben Amorimit.

38-vjeçari ka qenë kandidati kryesor për këtë pozitë gjatë 48 orëve të fundit dhe shihet si një zgjidhje e brendshme dhe e besueshme për klubin, falë njohjes së thellë me ambientin dhe filozofinë e Manchester Unitedit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit planifikojnë që gjatë verës të gjejnë një trajner afatgjatë, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që Carrick të vazhdojë edhe më tej, nëse arrin rezultate bindëse dhe e dëshmon veten në pankinën e “Teatrit të Ëndrrave”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here