Futbollisti i Manchester Cityt, Mateo Kovaçiq ka folur për “SN” në lidhje me Kombëtaren e Kroacisë dhe përfaqësimin e saj në garat ndërkomëbtare.
Kovaçiq thotë se mezi pret të bashkohet, kur kombëtaret kanë ndeshje zyrtare, shkruan Indeksonline
“Kur flas për kombëtaren, ndonjëherë mund të jem jorealist. Sepse vërtet nuk ka nder më të madh për mua sesa të mbrojë ngjyrat e Kroacisë. Më kujtohet se si ndjenjat e mia rriten në çdo grumbullim. Dhe mezi pres të bashkohemi sërish”, ka thënë Kovaçiq.
Me Kroacinë, Kovaçiq ka zhvilluar 110 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.