Metodë e lirë dhe pa harxhime për të nxjerr rrobat nga lavatriçja të hekurosura, ja se çfarë duhet të keni parasysh

0
316

Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që, për pak minuta, mund ta përfundoni këtë proces.

Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.

Thjesht duke vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.

Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakontë, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese.

Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.

Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here