Metodat e sakta si të largoni krejt lehtë njollat nga rrobat

0
576

Të gjithë janë hasur me njolla ‘kokforta’ që dhe pse bluzën, këmishën apo pantallonat i keni larë në lavartiçe, njolla nuk është zhdukur.

Njollat e yndyrës nga ushqimi, ato të frutave apo dhe ato nga kafeja kthehen në një makth për këdo.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon mënyrat më të thjeshta për të hequr disa nga njollat më të zakonshme nga rrobat.

Produktet që do t’iu nevojiten gjenden në çdo shtëpi, dhe nuk keni pse të lodheni duke i dërguar në pastrime kimike.

Njollat nga pijet

Për të hequr njollat nga kafeja mjafton që të zjeni ujë, rrobën e njollosur ta shtroni sipër një tasi dhe t’i hidhni ujin sipër.

Nëse kafeja ka patur qumësht apo sheqer në të, shtoni tek uji i zjerë një lugë çaji me ilaç rrobash pluhur.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon t’i shplani me ujë të ngrohtë dhe vendoseni për të larë.

Për të hequr njollat ng alëngjet e frutave përzjeni në një gotë me ujë një lugë çaji me ilaç enësh.

Këtë përzjerje hidheni mbi njollën e krijuar dhe me dorë fërkoheni ngadalë.

Më pas vendoseni në lavatriçe për ta larë.

Për verën e kuqe, mjafton që njollën ta mbuloni me kripë, e më pas t’i hidhni sipër ujë të zjerë.

Nëse jeni bërë pis me verë të bardhë lageni zonën e ujë të ftohtë, dhe vendosini sipër ilaç enësh.

Më pas shplajeni dhe lajeni më lavatriçe.

Njollat nga ushqimet

Njollat nga frutat janë të zakonshme nëse keni fëmijë të vegjël.

Për t’i hequr ato mjafton që të përzjeni gjysmë gote uji me peroksid hidrogjeni dhe gjysmë luge me ilaç enësh.

Në fund shplajeni me ujë të bollshëm.

Njollat nga çokollata mund të duken më të vëshitrat, por nevojitet pak ilaç enësh njësoj si tek lëngjet e frutave dhe në fund me pak detergjent rrobash.

Çamçakëzi është problemi më i madh në dëmtimin e rrobave.

Në zonën ku është ngjitur çamçakëzi fërkoni një kub akulli, derisa ai të ngrijë.

Më pas me bishtin e një luge hiqeni pjesën e sipërme.

Ose vendosni hekurin të ngrohet, mbi zonën ku është ngjitur çamçakëzi shtroni një fletë dhe hekuroseni.

Çamçakëzi do të ngjitet tek fleta dhe nuk do të lëri njollë tek rroba.

Njollat nga salcat

Nëse derdhni në rroba salcë domatele, hidhini sipër një gotë me ujë ku keni tretur një lugë çaji me ilaç enësh.

Fërkojeni me një peshqir të thatë dhe nëse njolla nuk ikën, njomeni zonën me uthull molle të filturar.

Ndërsa nëse bëheni pisë me mustardë apo me majonezë është e rëndësishme që ta njomni zonën në fillim me uthull e më pas me tretësirën me ilaç enësh.

Njolla të tjera

Njollat nga buzëkuqi janë të zakonshme dhe më të shpeshtat.

Për t’i hequr mjafton që ta spërkasni me llak flokësh ta lini për 10 minuta e më pas ta fshini me një peshqir të lagur.

Njollat e bari trajtohen me uthull molle.

Zonën ku është bërë pis lëreni të zhytet në uthull molle përreth 30 minuta e më pas ta lani në lavatriçe.

Nëse njolla nuk ikën, atëherë përzjeni një lugë çaji me sodë buke dhe një me uthull molle duke krijuar një pastë.

Përbërjen vendosjani sipër njollës dhe lëreni rreth 10 minuta më pas shplajeni dhe futeni në lavatriçe.

Me stinën e vjeshtës dhe dimrit vijnë dhe shirat. Kjo do të thotë njolla balte, që kthehen në një problem të përditshëm.

Për t’i hequr përzjeni sa uthull molle aq dhe ujë, dhe fërkoni me peshqirë të thatë zonat e njollosura.

Njollat e verdha të djersës janë shumë problematike, pasi dhe pas shumë larjesh në lavatriçe nuk zhduken.

Mjafton që zonën ta lyeni me shampoo flokësh, ndërsa për njolla të vjetra aplikoni një lugë gjelle me ujë dhe një me ilaç rrobash.

Lëreni përreth një orë dhe më pas shplajeni dhe vendoseni në lavatriçe./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here