Metin Sojtari shpallet kampion absolut i Kosovës dhe kampion mbarëkombëtar në fitnes

0
105

Dje, në ambientet e “AAB College” në Prishtinë, u zhvillua Kampionati i Kosovës në Fitnes dhe Bodybuilding, ku sportisti prizrenas Metin Sojtari shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke u kurorëzuar me disa tituj prestigjiozë, shkruan 04 Online.

Sojtari u shpall kampion në kategoritë Men’s Physique Junior -23 vjeç dhe Men’s Physique Senior -174 cm, duke treguar formë të jashtëzakonshme fizike dhe përgatitje të nivelit të lartë. Por suksesi i tij nuk ndalet me kaq, ai arriti të fitojë edhe titullin Kampion Absolut të Kosovës, si dhe Kampion Mbarëkombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u renditur ndër sportistët më të suksesshëm të momentit në këtë disiplinë.

Në përfundim të garës, Sojtari u dekorua me 4 medale dhe 4 kupa, një arritje që dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në sportin e fitnessit dhe bodybuildingu-t.

Pas këtyre triumfeve, Metin Sojtari do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare si pjesë e ekipit kombëtar: 11–12 tetor – IFBB Diamond Cup (Maqedoni), 7–9 nëntor – Mediterranean Championship (Malta), 27 nëntor – 2 dhjetor – IFBB World Championship (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Me këto rezultate, Sojtari konfirmon se sportistët kosovarë po arrijnë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, duke ngritur lart flamurin e Kosovës në sportin e fitnessit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here