Meteorologu thotë se duhet përgatitur për një ‘valë të gjatë nxehtësie’, temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë

0
129

Mendim Rugova ka paralajmëruar një valë “goxha të zgjatur” të të nxehtit me temperatura shumë të larta.

Ai tha se duhet të përgatitemi për temperatura të larta, të cilat njësoj parashihet të mbeten edhe javën e ardhshme.

“Së paku, në bazë të parashikimeve, çfarë po shihet prej modeleve, një valë goxha e zgjatur e të nxehtit. Një valë pak më e zgjatur, kështu që duhet me u përgatitë pak për temperatura të larta këto javë që i kemi”, tha Mendim Rugova.

Të shtunën ose të dielën, ai tha se “temperaturat mund të arrijnë deri në 37 apo 38 gradë Celsius”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here