Mesut Özil pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

0
203

Mesut Özil ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli profesionist.

Ai do të varë këpucët në moshën 34-vjeçare, pas një karriere tejet të pasur në nivel klubesh dhe atë ndërkombëtar.

“Dua të falënderoj Schalken, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe Basaksehir, të gjithë miqtë e mi në futboll. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm”, ka shkruar Ozil në mesazhin lamtumirës.

Pika kulminante e turko-gjermanit ishte në Real Madrid dhe Arsenal, në këto dy skuadra ku regjistroi shumë asistime dhe fitoi shumë tituj.

34-vjeçare ishte kyç edhe në suksesin e Gjermanisë, kur ‘pancerët’ triumfuan në Kupën e Botës më 2014, duke qenë nga lojtarët më të dalluar të turneut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here