Mësuesja i merr telefonin, vajza i vë zjarrin shkollës/ 19 nxënës të vdekur e shumë të plagosur

0
433

Një zjarr vdekjeprurës në një konvikt shkolle në Guajana duket se është shkaktuar nga një nxënëse e cila ishte e zemëruar se i ishte marrë celulari i saj, thonë zyrtarët.

19 persona, kryesisht studente, u vranë nga zjarri në këtë vend i cili ndodhet në bregun e Atlantikut të Veriut të Amerikës së Jugut.

Konvikti thuhet se ishte i kyçur dhe dritaret ishin në mbuluara, ku e bënë të pamundur daljen jashtë të studentëve.

Adoleshentja e dyshuar aktualisht ndodhet në spital me djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.

Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 nxënës në atë kohë.

Të mbijetuarit e incidentit në qytetin qendror Mahdia, treguan se u zgjuan në mes të natës nga britmat.

Sipas një raporti të Associated Press, vajza akuzohet se ka paralajmëruar këtë gjë, pasi u ndëshkua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.

Doli se administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri,  nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën.

Zjarrfikësit thuhet se kanë prishur muret për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë. Shumica e viktimave që vdiqën ishin vajza indigjene dhe disa të tjerëqë u plagosën u dërguan në kryeqytetin Georgetown. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mediat lokale raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here