Lionel Messi ka shënuar golin e tij të parë për vitin 2026, duke regjistruar njëkohësisht edhe një asist në barazimin 2-2 të Inter Miami ndaj Barcelona SC, në një ndeshje miqësore parasezonale.
Superylli argjentinas u shfaq në formë të lartë, duke qenë protagonist kryesor i skuadrës amerikane dhe duke dhënë sinjale të qarta se është gati për një tjetër sezon të suksesshëm në MLS. Paraqitja e tij konfirmon vazhdimësinë e nivelit të lartë pas një viti historik, ku Messi u shpall MLS MVP dhe kontribuoi me gjithsej 48 gola dhe asistime.
Inter Miami po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa forma e Messit rrit pritshmëritë për ambicie të mëdha në kampionatin amerikan./04 Online













































