Messi në super-formë, dygolëshi i radhës e fut në histori

0
106

Messi në super-formë, dygolëshi i radhës e fut në histori

Lionel Messi e ka vazhduar serinë sensacionale në Major League Soccer.

Ylli argjentinas i shënoi dy gola duke dhe e udhëhoqi Inter Miamin drejt fitores me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj New England Revolution.

Me paraqitjen e tij fantastike, Messi e shkroi emrin e tij në histori të MLS-së, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, ai u bë lojtari i parë ndonjëherë që shënon më shumë se një gol në katër ndeshje radhazi të ligës.

Para New England, “viktima” të tjera të tetë herë fituesit të Topit të Artë ishin Montreali, Columbus dhe përsëri Montreali.

Goli i parë i ish-futbollistit të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit erdhi në minutën e 27-të pasi e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes kundërshtare.

E pas 11 minutash, Messi e shndërroi në gol një pasim të mirë të Sergio Busquetsit

New England u përgjigjën në minutën e 79-të me Carles Gil, por që kjo ishte e pamjaftueshme për këtë ekip.

Kështu, 38 vjeçari argjentinas e shënoi golin e 14-të sezonal në ligë dhe të 20-in në të gjitha garat.

Ai madje i ka shënuar 8 gola në vetëm 4 ndeshjet e fundit, duke e shfaqur formën kulmore.

Krahas

Leo shkoi në kuotën e 870 golave në karrierë, ndërsa regjistroi rekord në botën e futbollit.

Ai u bë lojtari i parë në histori që i shënon 100 gola nga jashtë 16 metërshit nga loja e luajtur, pa i përfshirë golat nga gjuajtjet e lira.

Me dy ndeshje më pak të luajtura shkaku i pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve, kjo fitore e ngrit Inter Miamin në pozitën e pestë në Konferencën Lindore me 35 pikë./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here