Messi magjik, Inter Miami në gjysmëfinale të Champions Cup

0
59

Inter Miami ka siguruar një vend në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup pasi mposhti Los Angeles FC me rezultat 3:1 në çerekfinalen e dytë, shkruan 04 Online.

Hero i mbrëmjes ishte Lionel Messi, i cili shkëlqeu me dy gola dhe një asistim. Argjentinasi fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 35’të, pasi LAFC kishte kaluar në epërsi qysh në minutën e 9’të me golin e Long. Më pas, në minutën e 61’të, Messi asistoi për Allen, ndërsa në minutën e 84’të vulosi fitoren me një gol nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Inter Miami kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me skuadrën kanadeze Vancouver Whitecaps. Forma fantastike e Messit po e udhëheq ekipin drejt një suksesi historik në garën më të madhe të klubeve në Amerikën e Veriut./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here