Lionel Messi vazhdon të shkruajë spektakël në MLS. Ylli argjentinas ishte protagonist absolut në fitoren bindëse 4-0 të Inter Miami ndaj FC Cincinnati, duke ndikuar drejtpërdrejt në të katër golat e takimit, një gol personal dhe tre asiste brilante, shkruan 04 Online.
Miami zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, kur Messi finalizoi me klas një top të ardhur nga Mateo Silvetti, duke e çuar ndeshjen në 1-0. Pjesa e dytë ishte “shfaqja Messi”, me 37-vjeçarin që menaxhoi ritmin e lojës dhe shpërndau pasime vendimtare.
Fillimisht gjeti sërish Silvettin në hyrje të zonës për golin e dytë, më pas shërbeu perfekt për Tadeo Allende në minutën e 62-të, duke e cuar rezultatin në 3-0. Spektakli u vulos në minutën e 74-të, kur Messi asistoi edhe një herë Allende, për të kompletuar triumfin 4-0.
Me këtë paraqitje fenomenale, Inter Miami siguron kalimin në finalen e Konferencës së Lindjes, ndërsa Messi konfirmohet edhe një herë si lideri i padiskutueshëm i ekipit, duke qenë vendimtar në çdo gol të mbrëmjes.
Inter Miami vazhdon garën për trofeun, dhe me Messin në këtë formë, pritshmëritë janë më të larta se kurrë./04 Online














































