Messi kthehet te PSG-ja në prag të lamtumirës

0
201

Lionel Messi do të jetë në skuadrën e Paris Saint-Germainit, të shtunën në ndeshjen e Ligue 1.

PSG-ja nga ora 21:00 do të jetë nikoqire e Ajaccios në rundin e 35-të të elitës së futbollit francez.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të kthehet në formacion pasi klubi ia hoqi suspendimin që ia dha pas udhëtimit pa leje në Arabinë Saudite.

Argjentinasi më pas i kërkoi falje klubit dhe bashkëlojtarëve dhe u kthye në stërvitje të hënën.

Pasi pati dy edicione jo shumë të suksesshme në Francë, Messi pritet ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

35-vjeçari Messi pritet të nënshkruajë kontratë të jashtëzakonshme me një klub arab, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

AFP-ja ka shkruar këtë javë se marrëveshja e Messit dhe klubit arab tashmë ka përfunduar dhe se ai do të jetë pjesë e elitës së futbollit arab edicionin tjetër.

Messi në këtë edicion me fanellën parisiene ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 19 asistime në 37 paraqitje.

Argjentinasi mund të largohet edhe me një trofe të fituar me PSG-në.

PSG-ja është lider në Ligue 1 të Francës me 78 pikë.

Ndaj Ajaccios nuk pritet të ketë vështirësi, pasi kjo skuadër është në pozitën e 18-të me 23 pikë dhe fare pranë largimit nga elita.

© KOHA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here