Lionel Messi ka arritur një tjetër arritje historike në karrierën e tij të lavdishme, duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, për numrin më të madh të golave të shënuar jo nga penalltia, shkruan 04 Online.
Pas dopietës në fitoren 5-1 të Inter Miami ndaj NY Red Bulls në Major League Soccer, ylli argjentinas ka shkuar në kuotën e 764 golave të tillë, një më shumë se Ronaldo që numëron 763.
Ajo që e bën këtë rekord edhe më të veçantë është fakti që Messi e ka arritur këtë kuotë në 167 ndeshje më pak sesa sulmuesi portugez, duke dëshmuar sërish efikasitetin e jashtëzakonshëm dhe talentin unikal të “Pleshtit”.
Ky sukses individual vjen në një sezon ku Messi po shkëlqen me Inter Miami-n, duke udhëhequr skuadrën me gola, asistime dhe magji në fushë, së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona: Luis Suárez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets./04 Online