Messi kalon Pelen: Shënon golin e 71-të nga goditjet e lira dhe afrohet te rekordi i Juninho

0
90

Në përballjen ndaj New York City, Lionel Messi realizoi golin e tij të 71-të nga goditjet e lira në karrierë, duke kaluar kështu legjendën Pele në renditjen historike.

Kur rezultati ishte 2:1 në favor të New York City, Inter Miami fitoi një goditje dënimi në minutën e 61-të, rreth 25 metra nga porta, dhe Messi mori përsipër ekzekutimin.

Argjentinasi pati edhe pak fat, pasi topi devijoi nga një lojtar kundërshtar gjatë rrugës drejt portës, duke e befasuar portierin.

Me golin kundër New Yorkut, Messi shënoi golin e tij të 71-të nga një goditje dënimi, duke tejkaluar kështu në listë legjendarin Pele, i cili shënoi 70 gola të tillë gjatë karrierës së tij.

Tani ka vetëm një lojtar përpara Messit, i konsideruar nga shumë si ekzekutuesi më i mirë i goditjeve të lira në histori, Juninho Pernambucano.

Braziliani legjendar shënoi 77 gola nga goditjet e dënimit, dhe duke marrë parasysh formën e Messit, ka shumë të ngjarë që ai ta kalojë atë deri në fund të karrierës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here