Lionel Messi ndihet mjaft i mërzitur.
Ylli argjentinas nuk do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e rëndësishme ndaj Uruguait dhe Brazilit, në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka zyrtarizuar sot mungesën e tij në këto dy ndeshje të mëdha, ndërsa iu uron suksese shokëve të Kombëtares, për të cilët do të bëjë tifo nga larg, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit u lëndua së fundmi dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Lionel Scaloni për duelet e marsit.
“Ndihem keq dhe i mërzitur që do t’i humbë këto ndeshje të rëndësishme me Argjentinën kundër Uruguait e Brazilit.”
“Unë vërtet doja të luaja për ekipin kombëtar, por një lëndim i vogël më detyron të pushoj paksa, kështu që nuk do të mundë të jem aty.”
“Do të bëjë tifo prej këtu, njëjtë si çdo tifoz tjetër. Shkojmë përpara, Argjentinë!”.