Leo Messi është bërë së fundmi bashkë-asistuesi më i mirë në histori të Kombëtareve.
Ylli argjentinas arriti në kuotën e 58 asistimeve me Argjentinën duke e barazuar rekordin e ish-përfaqësuesit amerikan, Landon Donovan.
Natyrisht, me mundësi reale për ta thyer rekordin rekordin e tij dhe për ta marrë primatin në vitin që vjen, shkruan “Gazeta Express”.
Argjentina e mposhti Perunë me rezultat 1:0 me golin e Lautaro Martinezit, falë asistimit të yllit të Inter Miamit.
Kjo ishte ndeshja e fundit për vitin 2024 e Messit për klub dhe për Kombëtare.
Leo do të rikthehet në fushën e blertë në vitin 2025 dhe presim të na dhurojë të tjera magji.
Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë synon ta fitojë titullin e kampionit në MLS pasi një gjë të tillë e bëri me Barcelonën në Spanjë dhe me Paris Saint-Germainin në Francë.
Ndërkohë, kampioni i botës me Argjentinën synon të tregohet i suksesshëm edhe në Botërorin 2026 me “Albiceleste”, pse jo të provojë ta fitojë përsëri atë.