Messi dhuron spektakël, çfarë goli maestral nga gjeniu i futbollit

0
51

Lionel Messi po tregon çdo ditë se klasi i ka mbetur ende, përkundër faktit se po shkon drejt fundit të karrierës.

Ylli argjentinas e shënoi golin e parë në sezonin e ri derisa Inter Miami e mposhti Atlanta United me rezultat 2:1 në ligën MLS.

Zëvendësuesi Fafa Picault e shënoi golin e tij të parë për Inter Miamin në minutën e 89-të, ndërsa Messi e realizoi golin e parë në sezonin e rregullt në fitoren dramatike me përmbysje, shkruan “Gazeta Express”.

Messi e shfaqi klasin e tij duke e rrëmbyer një top, duke e kaluar një kundërshtar dhe duke e paraboluar me mjeshtri portierin e Atlantës.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1901417441160204757

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here