Erling Haaland është rikthyer në formën e tij më të mirë. Periudha e fundit ka qenë shumë pozitive për bomberin norvegjez, teksa numëron 29 gola në këtë sezon në të gjithë kompeticionet.8 gola ka shënuar 23-vjeçari në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë që të dielën është radha e finales së titullit kampion përballë Liverpoolit në “Anfield”. Duel që do të transmetohet në SS2 (16:45).
Në lidhje me pyetjen nëse është ai, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë në planet, Haaland zgjodhi “pleshtin” argjentinas.“Leo është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll. Ndoshta duhet të tërhiqet në mënyrë që dikush tjetër të mund të konsiderohet si më i miri”.
Por ndryshe deklaronte goleadori viking kur ishte pjesë e Borussia Dortmund. “Cristiano Ronaldo është modeli im, është më i miri në histori. Ai është dikush që thotë: ‘Sot do të fitoj dhe do të shënoj’.
Dhe pastaj e bën fakt atë që thotë. I lexohet në fytyrë një gjë e tillë”, shprehej Haaland. Gjithsesi, shijet ndryshojnë dhe sot, që është disi më i pjekur, vlerëson më shumë legjendën argjentinase.