Mësohet kur hidhet në votim Projektligji për Trustin

0
237

Projektligji për Trustin pritet që në fund të muajit nëntor të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, meqë i njëjti pak ditë më parë u është shpërndarë deputetëve.

Deputeti Bekim Haxhiu e ka cilësuar domosdoshmëri tërheqjen e këtyre mjeteve financiare, për shkak të krizës ekonomike në vend.

Derisa, po për tërheqjen e këtyre mjeteve një grup qytetarësh të shtunën e 5 nëntorit do të organizojnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Kanal10.

Fundi i muajit nëntor do të rikthejë diskutimet e të zgjedhurve të popullit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

Deputetët e Kuvendit sërish do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër tërheqjes së këtyre mjeteve.

Deputeti PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kërkesa e tyre është e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike dhe pamjaftueshmërisë së skemave sociale.

E këtyre diskutimeve do t’i paraprijë edhe një protestë e qytetarëve të cilët të shtunën e 5 nëntorit do mblidhen para objektit të qeverisë.

Visar Dili, bashkëorganizator i protestës ka thënë që pritshmëritë e tyre për pjesëmarrje janë të mëdha, pasi kriza ekonomike vetëm sa po thellohet në vend.

Pro tërheqjes së këtyre mjeteve është shprehur edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Megjithatë, Kadriaj ka thënë që është skeptik që mazhoranca do të votojë për kalimin e projektligjit që mundëson një gjë të tillë.

Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për fondin Pensional të Kosovës, ishte hedhur në votim më 23 qershor, por nuk ishte miratuar pasi partia në pushtet, Vetëvendosje ishte kundër kësaj nisme ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here