Për mediat italiane periudha Igli Tare te Milan pritet të nisë nga e hëna ku do të hidhet edhe firma në kontratë.
Pas muajsh pune për të gjetur drejtorin e ri sportiv, vendimi duket se erdhi pas humbjes së Milan me Roma ku pronari i klubit Gerry Cardinale kishte dhënë urdhër për përshpejtimin e emërimit të Tares.
Një kontratë dy vjeçare me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër me 800 mijë euro pagë neto në sezon. Puna duhet nisur nga trajneri i ri dhe natyrisht lojtarët të cilët duhen larguar e të tjerë që duhet të afrohen për një projekt të ri fitues. Për trajnerin e ri ka shumë emra mes tyre Xavi Hernadez, Massimilliano Allegri apo Thiago Motta.
Synimi është fillimisht rikthimi sa më i shpejtë në Champions League dhe më pas objektiva më madhorë. Për Igli Taren do të jenë detyra e parë pas dy vitesh pushim në kërkim të projektit ambicioz. Ish-futbollisti i kombëtares dha rezultate shumë të mira si drejtues te Lazio nga 2008 deri në 2023.