Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si “ligjore” dhe duke theksuar rëndësinë e pajtimit mes partive politike për çështjet kyçe që përballen vendi, shkruan Gazeta Sinjali.
Mesiq tha se është esenciale që partitë të gjejnë një qëndrim të përbashkët për problemet politike, ekonomike dhe financiare të Kosovës, në mënyrë që vendi të përparojë dhe qytetarët të kenë një jetë më të mirë.
“Tani kemi një situatë të cilën unë do ta quaja ligjore, ka disa parti politike dhe mendime të ndryshme. Është me rëndësi që partitë politike në një mënyrë të caktuar të pajtohen për problemet me rëndësi që i ka Kosova, problemet politike, ekonomike, atyre financiare, pra partitë të pajtohen që qysh Kosova të ketë sa më shumë sukses”, u shpreh Mesiq.
“Sidomos pas pavarësimit, pasi tani të gjitha institucionet janë krijuar dhe shteti funksionon, është mirë që partitë të konkurrojnë, por edhe të punojnë për të garantuar mirëqenien e qytetarëve,” shtoi ai për Info Magazine.