Mësimdhënësi në Prizren dyshohet se rrahu dhe përplasi për muri nxënësin 13-vjeçarin, denoncohet në Polici

0
232
Foto: Ilustrim

Mësimdhënësit në shkollat fillore e të mesme në vendin tonë shumë shpesh futen në telashe me ligjin, për shkak të veprimeve të tyre që i tejkalojnë autorizimet që i kanë sipas detyrës zyrtare. Në të tilla raste viktima janë nxënësit e mitur të cilët keqtrajtohen nga mësimdhënësit e tyre, që e keqpërdorin detyrën, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se për një rast të tillë kanë nisur hetimet ndaj një mësimdhënësi E.H., (emër i njohur për redaksinë) në shkollën fillore “Zenun Çoçaj”, në Gjonaj të Prizrenit, i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi 13-vjeçar.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti u zbulua pasi fëmija u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, për të marrë trajtim mjekësor, pasi dyshohet se mësimdhënësi i tij e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka përplasur për muri.

Posa rasti është denoncuar edhe në Polici, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me pretendimet e nxënësit për dhunën fizike të ushtruar ndaj tij.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të zbuluar se si ka ndodhur rasti në këtë institucion arsimor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here