Erling Haaland ka dhënë një mesazh pas një paraqitje të dobët dhe humbje të rrallë që Manchester City pësoi ndaj Sporting CP të Ruben Amorim-it.
Erling Haaland kishte një mesazh për tifozët e Manchester City-t pas një nate të rrallë, të dobët, në Lisbonë kundër Sporting CP të drejtuar nga Ruben Amorim.
Kampionët e Anglisë po kalojnë një periudhë të vështirë dhe pësuan humbjen e tretë radhazi ndaj ekipit portugez, megjithëse kaluan në avantazh fillimisht me golin e Phil Foden-it.
Ndërsa gjithë bota po ndiqte Haaland, një tjetër sensacion skandinav, Viktor Gyokeres, mori vëmendjen duke shënuar një hat-trick të jashtëzakonshëm që e çoi ekipin e tij në një fitore të thellë 4-1.
Haaland mund t’i jepte një mundësi City-t për të rikthyer lojën, nëse do të shënonte nga penalltia në pjesën e dytë, por topi përfundoi vetëm në traversë nga 12 metra.
Për më tepër, Gyokeres shënoi dy herë nga pika e penalltisë në krahun tjetër të fushës për të siguruar një fitore të jashtëzakonshme për ekipin portugez, përpara se Amorim të kalojë te Manchester United.
Pas pothuajse një dite reflektimi mbi humbjen, Haaland postoi në rrjetet sociale një thirrje për mbështetje dhe përkushtim ndaj shokëve të tij të skuadrës.
“Ka vetëm një mënyrë për të ecur përpara pas natës së kaluar – të punojmë edhe më shumë dhe të rikthehemi të fortë nga kjo humbje”, shkroi ai.
Pas një nate zhgënjyese në Europë, Haaland do të kërkojë të përmirësojë situatën kundër Brighton-it në Premier League të shtunën në mbrëmje, përpara pushimit për ndeshjet e Kombëtareve.