Aktorja e njohur shqiptare, Gresa Pallaska, po kalon një periudhë të ngarkuar profesionale, duke qenë e përfshirë në xhirimet e projektit të saj më të ri filmik.
Me karrierën e saj të gjatë dhe kontributin e vazhdueshëm në kinematografinë shqiptare, ajo është një nga emrat më të respektuar dhe më aktiv në botën e artit.
Por duket se ritmi i lartë i punës ka lënë pasoja në shëndetin e saj.

Në një moment aspak të përshtatshëm, aktorja është detyruar të ndërpresë angazhimet për shkak të një viroze, që e ka çuar drejt hospitalizimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto nga krevati i spitalit, me serum në dorë.
Në mbishkrimin e saj, Gresa ka zgjedhur të ruajë ironinë dhe qetësinë, pavarësisht situatës.
“Bash kur nuk duhet, vjen. E unë i them mirësevjen. Jo se e du, po s’kom zgjidhje tjetër”, tha ajo.https://www.instagram.com/p/DJ47msWteCh/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fmes-angazhimeve-te-shumta-gresa-pallaska-perfundon-ne-spital-kur-nuk-duhet-vjen%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1979.199999999255%2C%22ls%22%3A373.90000000037253%2C%22le%22%3A1021.5%7D
Me këtë reagim, ajo tregon edhe një herë forcën dhe qasjen pozitive ndaj sfidave që sjell jeta – një frymë që e ka karakterizuar gjithmonë, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. /Telegrafi/