Merlin Rama, i diplomuar në Shkenca Politike dhe kontabilist i certifikuar, është kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e LVV-së, shkruan 04 Online.
Ai ka thënë se përvoja në sektorin publik dhe privat e ka përgatitur për të adresuar problemet reale të qytetarëve dhe bizneseve, duke theksuar se synon të sjellë zgjidhje konkrete dhe zhvillim të drejtë për Prizrenin.
Njoftimi i plotë i Merlin Ramës
Përshëndetje, unë jam Merlin Rama. Kam përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe jam kontabilist i certifikuar.
Përvojën time në institucionet publike dhe private e kam shndërruar në forcë për të kuptuar problemet reale të qytetarëve dhe bizneseve.
Me këtë përvojë kam vendosur të kandidoj për Kuvendin Komunal të Prizrenit, sepse besoj se qyteti ynë meriton zgjidhje konkrete dhe zhvillim të drejtë.
Bashkë me Artanin dhe idetë e tij të qarta për Prizrenin, ne do të sjellim ndryshime pozitive për çdo qytetar. Ju ftoj të na mbështesni për një Prizren më të drejtë dhe më të zhvilluar.