Kandidati i LVV-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Mergiton Gavazaj, ka deklaruar se kandidimi i tij është një angazhim i sinqertë për Zhurin dhe për qytetarët e Prizrenit që kërkojnë ndryshim real, shkruan 04 Online.
Njëherit ai ka thënë se synon që problemet e harruara prej vitesh të kthehen në zgjidhje konkrete, duke theksuar besimin e tij në vizionin e Vetëvendosjes dhe lidershipin e kandidatit për kryetar, Artan Abrashi.
Postimi i plotë i Mergiton Gavazajt
Përshëndetje të dashur miq, të afërm, bashkëfshatarë të Zhurit dhe qytetarë të Prizrenit!
Sot, me shumë përgjegjësi e përulësi ju drejtohem si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit, në listën fituese të Vetëvendosjes, së bashku me kandidatin tonë për kryetar, z. Artan Abrashi, njeriun e duhur për t’i dhënë Prizrenit drejtimin që meriton.
Për mua, ky rrugëtim nuk është vetëm një garë politike, është një angazhim i sinqertë për Zhurin tim, për Prizrenin tonë dhe për çdo qytetar që kërkon ndryshim real.
Unë jam këtu që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet, që problemet e harruara prej vitesh të mos mbesin vetëm premtime, por të kthehen në realitet.
Me besim të plotë në vizionin e Vetëvendosjes dhe në lidershipin e z. Artan Abrashi, e di se së bashku mund ta çojmë Prizrenin në drejtimin e duhur.
Numri im në fletëvotim është 14, zëri i Zhurit në Kuvendin Komunal.
Ju ftoj të më përkrahni dhe ta japim të gjithë bashkë energjinë tonë për fitore!
Lëvizja Vetëvendosje – Prizren
/ #followersreelsfypシ゚viralシfypシ゚viralシalシ
/ #Zhuri