Mërgimtarët presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova

0
201

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në  kolona të gjata mbi pesë orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Pritje ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 100 minuta, Mutivodë deri në 15 min, Muçibabë deri në 40 min.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here