Mërgimtarët marrin rrugën drejt Kosovës për fundvit, këto janë pritjet në pikat kufitare

0
203

Bashkatdhetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kosovë për t’i kaluar festat me familjarët e të dashurit e tyre.

Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, nuk janë shumë të gjata, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdarë nga 30 deri në 30 minuta dhe njësoj edhe te Dheu i Bardhë.

Pritjet në pikat tjera kufitare shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme evropiane, shumë prej tyre preferojnë që përpos pushimeve të verës, edhe festat e fundvitit t’i kalojnë me familjet e tyre në Kosovë./R

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here